
LV-ja për Qeverinë Hoti: 100 ditë nënshtrim, dështim dhe keqmenaxhim
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për 100 ditshin e punës së Qeverisë Hoti.
Përmes një reagimi në faqen zyrtare të LV-së në “Facebook”, është thënë se gjatë kësaj periudhe kohore kjo qeveria iu hap Serbisë, menaxhoi në mënyrë katastrofale me pandeminë dhe rifilloi kapjen e bordeve e ndërmarrjeve publik.
“Nga qeverisja e mirë legjitime që luftonte krimin e korrupsionin, menaxhonte mirë me pandeminë dhe e nisi çkapjen e shtetit u kontrabandua një qeverisje jolegjitime e paligjshme që ju hap Serbisë, menaxhoi në mënyrë katastrofale me pandeminë dhe rifilloi kapjen e bordeve e ndërmarrjeve publike ashtu siç di vetëm klubi i politikanëve të stërvjetëruar. 100 ditë nënshtrim, dështim, keqmenaxhim, regres, dorëzim. 100 ditë jolegjitime dhe të paligjshme”, është thënë në reagimin e LV-së.