LV-ja: Përdhunimet nuk duhet të mbulohen, duhet të dënohen (Video)

17 tetor 2018 | 17:34

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë në lidhje me dëshminë e djeshme të Vasfije Krasniqi për tmerrin e përdhunimit që kishte përjetuar gjatë luftës në Kosovë.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për rrëfimin e Vasfije Krasniqit për përdhunimin e saj në kohën kur i kishte vetëm 16 vjeç si dhe ka përmendur edhe dështimin e një procesi gjyqësor për t’i dënuar këta përdhunues.

“Këto janë plagë të hapura, plagë që kullojnë e të cilat e kanë dërrmuar shoqërinë tonë. Vasfijen e të gjitha gratë e tjera të dhunuara duhet t’i dëgjojë e t’i ndihmojë shteti e shoqëria pa rezervë e pa kursim”, ka thënë Kurti.

Ndërsa drejtuesja e sekretariatit të Gruas Aktiviste në Lëvizjen Vetëvendosje, Nazlie Bala, teksa i ka shprehur mbështetje Vasfijes dhe shumë grave të tjera si ajo, ka thënë se rrëfimet e tyre do të janë edhe argumente dhe betejë për drejtësi.

“Vasfija nuk është më vetëm viktimë e luftës, por luftëtare për drejtësi, thirrja e saj bëhet sepse shqiptarët po i shmangen së tepërmi të kaluarës së tyre. Gjithnjë mbetemi peng i të kaluarës, nëse i shmangemi asaj. E kaluara është shenja e një lufte të pambaruar. Luftë e bënë ushtarët, ndërsa vazhdimin e saj në paqen duhet ta bëjnë viktimat”, ka thënë Bala.

/Epoka e re/

Përdhunimet nuk duhet të mbulohen, duhet të dënohen

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti konferencë në lidhje me dëshminë e djeshme të zonjës Vasfije Krasniqi për tmerrin e përdhunimit që kishte përjetuar gjatë luftës në Kosovë.Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Albin Kurti foli për rrëfimin e Vasfije Krasniqit për përdhunimin e saj nga kriminelët serbë kur ishte vetëm 16 vjeçe duke përmendur po ashtu edhe dështimin e një procesi gjyqësor për t’i dënuar këta përdhunues.“Këto janë plagë të hapura, plagë që kullojnë e të cilat e kanë dërrmuar shoqërinë tonë. Vasfijen e të gjitha gratë e tjera të dhunuara duhet t’i dëgjojë e t’i ndihmojë shteti e shoqëria pa rezervë e pa kursim”, tha Albin Kurti.Drejtuesja e Sekretariatit të Gruas Aktiviste në Lëvizje, Nazlie Bala teksa i shprehu mbështetje Vasfijes dhe shumë grave të tjera si ajo, tha se rrëfimet e tyre do të jenë edhe argumente edhe betejë për drejtësi.“Vasfija nuk është më vetëm viktimë e luftës, por luftëtare për drejtësi. Thirrja e saj bëhet sepse shqiptarët po i shmangen së tepërmi të kaluarës së tyre. Gjithnjë mbetemi peng i të kaluarës, nëse i shmangemi asaj. E kaluara është shenja e një lufte të pambaruar. Luftën e bënë ushtarët, ndërsa vazhdimin e saj në paqen duhet ta bëjnë viktimat”, tha Nazlie Bala.Gruaja gjatë luftës në Kosovë ishte objekt sulmi sistematik dhe permanent përmes metodës më çnjerëzore, asaj të dhunimit, që njihet si krim kundër njerëzimit. Shumë raporte dhe hulumtime të organizatave vendore dhe të huaja kanë shkruajtur për këtë, por drejtësia nuk u soll asnjëherë në vend.Deputetja Albulena Haxhiu foli për dhunimin e dyfishtë që iu është bërë këtyre grave, së pari nga forcat kriminale të Serbisë dhe së dyti nga institucionet e pasluftës, që në vend të përkrahjes i heshtën këto krime të tmerrshme.“Dje ishim dëshmitarë të një rrëfimi të përdhunimit. Ishte gruaja që pas Martes publikisht, me guxim e vendosmëri, tregoi tmerrin dhe përjetimet e torturat që kishte pësuar gjatë luftës nga forcat policore e paramilitare të Serbisë”, tha Albulena Haxhiu.Pas atij rrëfimi, dolën disa përgjigje: – Drejtësia ndërkombëtare, misionet e huaja në Kosovë, qëllimshëm i kanë dështuar proceset gjyqësore të kësaj natyre. Me veprimet e tyre të padrejta ata kanë amnistuar de facto krimet e regjimit të Millosheviqit, krimet e Serbisë në vendin tonë.- Ka bazë dyshimi se në rastin e Vasfije Krasniqit gjyqtarët e rastit të jenë korruptuar. – Të paktën njëri nga policët që kishte kryer krimin mbi Vasfijen është pjesëtar i policisë së Kosovës. Pra, një përdhunues, pjesë e makinerisë së Millosheviqit është pjesëtar i Policisë sonë. Kjo në emër të gjoja integrimit të strukturave paralele të negociuar padrejtësisht në Bruksel me Serbinë nga ish Ministrja Tahiri dhe Ish Kryeministri Thaçi.- Pas atij rrëfimi që të gjithë qytetarët e Kosovës dëgjuan mbrëmë, dëshmohet papërgjegjësia e institucioneve vendore për t’i dalë në krah viktimave të dhunës seksuale. Ato nuk kanë ndërmarrë asnjë hap. Madje, kanë bërë shumë koncesione me ata që dikur ishin bashkëpunëtorë të Millosheviqit dhe sot janë në pushtet në Serbi.Lëvizja VETËVENDOSJE! mendon se nuk mund të ketë raporte me Serbinë pa kaluar nga procesi i vendosjes së drejtësisë për viktimat dhe dëmet luftës, pa kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë dhe pa u distancuar qartazi nga ajo platform gjenocidiale. Njohja e krimit të kryer, dënimi i kriminelëve të luftës, dëmshpërblimi dhe njohja e Pavarësisë së Kosovës janë kushte të pakapërcyeshme. Ikja, arratisja prej tyre, përbën padrejtësi mbi viktimat, dëshmorët dhe të gjitha sakrificat e popullit.

Publiée par Lëvizja VETËVENDOSJE! sur Mercredi 17 octobre 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një projekt mes Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe GIZ-it…