LV-ja publikon video e radhës, akuzon qeveritë e kaluara për hajni në ndërtimin e rrugëve

24 janar 13:01

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar të martën videon e radhës në vazhdën e sulmeve ndaj opozitës, duke akuzuar qeveritë e kaluara për hajni në ndërtimin e rrugëve.

Në video është thënë se shteti serb i ka bllokuar rrugët në veri, ndërsa qeveritë e mëparshme akuzohen për bllokimin e rrugëve, siç është thënë në pjesët e tjera të vendit.

“Në veri e dimë se bllokimi i rrugëve ka ndodhur me barrikada fizike të një shteti armiqësor. Por, bllokimi i rrugëve në jug, lindje, perëndim, e gjithandej vendit tonë ka ndodhur me barrikadat e njerëzve tanë që dikur ishin në pushtet dhe provuan të pasurohen nga ndërtimi i tyre”, është thënë në këtë video.

Ky është teksti i publikuar nga partia në pushtet dhe videoja që është fshirë:

Çka ka, çka s’ka nëpër rrugë?!

Rrugët dhe akset rrugore që tashmë janë në rrugë të drejtë për t’ju jetësuar:

Prishtinë – Podujevë;

Prishtinë – Mitrovicë;

Prishtinë – Gjilan;

Prishtinë – Pejë;

Kievë – Zahaq;

Me punë të mbrapshta dhe plane të zhvatjes na kanë bllokuar rrugët kryesore për vite, por qeverisja e re tashmë i ka zhbllokuar ato dhe ka filluar punën për t’i përfunduar ato projekte.

Vetëm në aksin Kievë-Zahaq të rrugës Prishtinë – Pejë ishte planifikuar një plaçkitje e madhe e buxhetit të vendit. 240 milionë euro do t’i kushtonte Kosovës hajnia në emër të shpronësimit. Por e parandaluam. Me qeverinë aktuale ky shpronësim nuk do të kushtojë më shumë se 90 milionë euro.

Ministria e Infrastrukturës është gjetur me 182 milionë euro borxhe të shpronësimeve, ndërkaq buxheti i gjetur që ka qenë i planifikuar për kthimin e këtij borxhi ka qenë vetëm 2 milionë euro. Ideja qartazi ka qenë aplikimi i kamatës prej 7% në vonesa, që të zhvatet për vjet e më shumë buxheti i shtetit.

Këtë nuk e arritën sepse i ndalëm dhe e kthyem situatën në 0 për t’ia filluar së mbari. Pa keqpërdorime dhe devijime. Pa haraç e kurdisje tenderësh. Me kosto të arsyeshme dhe cilësi të lartë.

Qeveria Kurti ka shtruar rrugë në pjesën veriore të vendit duke lidhur fshatrat me qytetin e Mitrovicës. Do të vazhdojë me këto projekte rrugore që kanë rëndësi qendrore për infrastrukturën publike. Na kanë vonuar por nuk na kanë ndalur.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
6 dhoma gjumi, 7 banjo, palestër, teatër, bar, bibliotekë, sallë…