‘LV-ja, shkatërruese e shtetit’, Abdixhiku: Suspendimi nga ShBA-ja, pika më e ulët e raporteve me aleatin ekzistencial

12 shtator 2025 | 14:51

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas goditjes që sot Kosova ka marrë nga ShBA-ja për shkak të veprimeve të qeverisë në detyrë që drejtohet nga Albin Kurti.

Abdixhiku ka thënë se suspendimi i dialogut strategjik paraqet pikën më të ulët të relacioneve të Kosovës me ShBA-në.

“Është koha të bashkohemi të gjithë, t’i japim fund kësaj çmendurie politike dhe të ndërtojmë shtetin që e kemi merituar gjithmonë – para se të bëhet vonë për të gjithë”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Suspendimi i dialogut strategjik me ShBA-të paraqet pikën më të ulët të relacioneve të Kosovës me aleatin tonë strategjik dhe ekzistencial; si shtet i pavarur e sovran.

Shkatërruesit e shtetit, bllokuesit historik, shkelësit e Kushtetutës, ligjeve e normave morale njerëzore, kanë zgjedhur të ndërtojnë rrugëtimin e tyre mbi krizën e përhershme, mbi frikën e pashtershme dhe mbi fatkeqësinë e Republikës.

Populli i Kosovës nuk është si ta.

Populli i Kosovës nuk do të jetë si ta.

Është koha të bashkohemi të gjithë; t’i japim fund kësaj çmendurie politike dhe të ndërtojmë shtetin që e kemi merituar gjithmonë – para se të bëhet vonë për të gjithë.

LDK-ja do të kujdestarojë me plot përkushtim e përgjegjësi rrugën euroatlantike të Kosovës; do të garantojë miqësinë e përhershme me ShBA-në dhe do të rikthejë vendin tonë në binarët e arsyes, ligjit dhe demokracisë.

Le t’i japim dritë Republikës sonë të përhershme!

 

.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kawhi Leonard dhe Los Angeles Clippers janë në telashe të…