LV-ja shpall fitoren në Gjilan

12 tetor 2025 | 23:13

Kryetari aktual i Gjilanit, Alban Hyseni, nga Lëvizja Vetëvendosje shpalli fitoren në këtë komunë.

Ai e cilësoi si “fitore historike”.

Sipas tij, me informacionet që kanë marrë nga komisionerët, por edhe me votat nga diaspora që do të numërohen më vonë, “na nxjerrin fitues të padiskutueshëm”.

Në këtë komunë, deri më tani janë numëruar 93.23 për qind të votave. Hyseni del i pari me 49.80 për qind të votave, pasuar nga Arbër Ismajli nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 34.31 për qind.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar numërimi i votave për kryetar të komunës së…