LV-ja thotë se ka nisur diskutime me partnerët e mundshëm

21 tetor 2025 | 14:48

Lëvizja Vetëvendosje (LV) është duke punuar që të arrijë marrëveshje politike  me subjektet tjera për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, në komunat ku ka fituar.

Por, nga kjo parti kanë thënë se çështjen e bashkëpunimit janë duke e ndarë komunë pas komune.

Zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka, ka thënë ka thënë se në komunat ku nuk janë në balotazh do të përkrahnin ndryshimin.

“Lëvizja Vetëvendosje çështjen e koalicioneve zgjedhore në fazën e dytë, të balotazhit, po e trajton të ndarë komunë pas komune, gjithnjë duke pasur parasysh specifikat e këtyre komunave dhe rezultatin tonë zgjedhor në ato vende. Aty ku LV-ja është në rrugë të mirë për qeverisje tashmë kemi nisur diskutimet me partnerët e mundshëm, ndërkaq në vendet ku nuk jemi në balotazh i kemi dhënë një përparësi ndryshimit, por sërish duke i trajtuar veç e veç elementet konkrete dhe subjektet në fjalë në këto komuna”, ka thënë Manxhuka për “Tëvë1”.

LV-ja për raundit e dytë të 9 nëntorit ka zyrtarizuar dy koalicione deri më tash. Në Vushtrri me LDK-në dhe në Fushë – Kosovë me AAK-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Vincent Kompany e ka rinovuar kontratën edhe për dy…