LV-ja: Kryeministri i paligjshëm i solli shumë dëme Kosovës nga Uashingtoni

08 shtator 2020 | 12:04

Lëvizja Vetëvendosje ka renditur dëmet që sipas tyre kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ia ka sjell Kosovës me marrëveshja e nënshkruar në Uashington.

Në profilin zyrtar të kësaj parti në “Facebook”, është shkruar se kryeministri ka shkuar Uashington për njohje reciproke, por është kthyer me shumë dëme për Republikën e pa njohjen e saj.

Postimi i plotë i LV-së:

Kryeministri i paligjshmën e jolegjitim tha se po shkonte në Uashington për njohje reciproke, por u kthye me shumë dëme për Republikën e pa njohjen e saj.

Pra, shkuan për njohjen, ndërkaq u pajtuan që të mos angazhohen për e anëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit.

Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan për ndarjen e Liqenit të Ujmanit.

Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan për realizimin e idesë dhe qëllimeve të Serbisë për mini-schengen.

Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan t’i mundësojnë Serbisë qasje në detin Adriatik.

Shkuan për njohje, ndërkaq me kërkesë të Serbisë e larguan emërtimin “Republikë”.

Shkuan për njohje, ndërkaq sollën dëm, turp e rrezik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përveçse është shumë aktive me projektet muzikore, Rita Ora është…