LVV dhe Guxo në koalicion për Prishtinën

06 shtator 2025 | 19:46

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo do t’i hyjnë garës për Prishtinën, në koalicion.

Lajmin e ka konfirmuar kandidati i LVV-së për kryetar të kryeqytetit, Hajrulla Çeku.

Çeku bëri me dije se sot u takua me përfaqësuesit e Listës Guxo, të cilët e mbështesin kandidaturën e tij për kryetar.

“Bashkë diskutuam programin tonë, u njoha me kandidatët e tyre dhe folëm për çështjet e përbashkëta, problemet e qytetarëve dhe zgjidhjet që duhen.

Me bashkëpunim dhe punë, do të ndërtojmë Prishtinën që duam!” shkroi Çeku.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor, teksa kjo është hera e parë që Çeku garon për Prishtinën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari Naser Sadiku, i cili jeton dhe vepron në Gjermani…