LVV nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me AAK-në edhe në Prizren

28 tetor 2025 | 22:37

Pas Junikut, Lëvizja Vetëvendosje ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës edhe në Komunën e Prizrenit.

Kështu të paktën ka bërë të ditur kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, nëpërmjet një postimi në platformën sociale në Facebook, i cili në balotazh do të garojë kundër kryetarit aktual të Prizrenit, Shaqir Totaj, nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Sot, në Prizren, Lëvizja Vetëvendosje! – Qendra në Prizren, e përfaqësuar nga unë si kryetar, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e përfaqësuar nga kryetari z. Besnik Krasniqi, nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar një qeverisje të drejtë, transparente dhe zhvillimore për qytetin tonë”, ka shkruar Abrashi.

Ky bashkëpunim, sipas Abrashit, ka vetëm një qëllim.

“T’i shërbejmë qytetarëve të Prizrenit dhe të garantojmë që çdo projekt, çdo investim e çdo vendim të jetë në dobi të komunitetit tonë. Bashkë, me përkushtim dhe përgjegjësi, do të punojmë për: zhvillim ekonomik e infrastrukturor, arsim e rini,  qeverisje të hapur dhe llogaridhënëse”, ka shtuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik dhe ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka…