LVV prin me 43.46% pas numërimit të 77.10% të vendvotimeve
07 qershor 2026
| 21:06
Pas procesimit të 1,926 nga 2,498 vendvotime, apo 77.10%, Lëvizja Vetëvendosje kryeson në zgjedhjet e parakohshme parlamentare me 43.46% të votave, përkatësisht 224,397 vota.
Sipas rezultateve preliminare, PDK renditet e dyta me 21.99% apo 113,526 vota, ndërsa LDK është e treta me 17.94%, përkatësisht 92,623 vota.
Pas tyre vijnë AAK me 7.46%, Lista Serbe me 4.42% dhe Koalicioni Vakat me 0.65%.
Rezultatet janë preliminare dhe mund të ndryshojnë deri në përfundimin e plotë të procesimit.




