Lyrical Son bën thirrje për pjesëmarrje në protestë: Të mbrojmë vlerat e UÇK-së
Reperi i njohur Festim Arifi, i njohur si Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e paralajmëruar, duke e cilësuar atë si një test të patriotizmit qytetar.
I ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Arifi shprehu bindjen se proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të ndikuara nga Beogradi. Ai theksoi rëndësinë e reagimit qytetar për të ruajtur pastërtinë e luftës çlirimtare.
Arifi kërkoi reflektim dhe mirënjohje për sakrificën e së kaluarës.
“Edhe unë besoj në popullin tonë, besoj shumë në shqiptarët Kuq e Zi, produkt i qetyne është edhe Kosova, në të cilën jetojmë në të.
“Që mos me u përdhos i vetmi institucion i lavdishëm, ato tri shkronja të arta, që çlirimtarët mos me kalu në kriminel, duhet me u dëgju edhe zani i popullit”, tha Lyrical Son.
“Na si popull duhet të jemi më shumë falënderues. Ju thërras për gjakun e derdhun dhe për lirinë që sot e gëzojmë”, përfundoi ai.



