‘Ma kujton atë’, Henry krahason yllin e Chelseat me Giggsin

26 nëntor 2025 | 12:12

Legjenda franceze, Thierry Henry, ka folur hapur për performancën e sulmuesit të Chelseat, Estevao, në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës.

Estevao ishte njëri nga lojtarët më meritor në fitoren 3-0 të Chelseat ndaj Barcelonës të martën mbrëma, në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Paraqitja e tij brilante që ngulmoi me një gol të bukur është vlerësuar lartë nga legjenda franceze, Henry, i cili e ka krahasuar Estevaon me legjendën e Manchester Unitedit, Ryan Giggs.

“Nuk do të doje të luaje kundër tij. Nuk po them që nuk do të ishe në gjendje ta ndaloje, por ai po të sulmon gjatë gjithë kohës”, ka thënë fillimisht Henry për CBS Sports.

“Kjo më kujton… e di që është ende herët, por pikërisht për këtë mendoj se Ryan Giggs ishte një nga më të mirët, sepse ai të sulmonte gjatë gjithë ndeshjes”.

“Pavarësisht nëse po bën një ndeshje të mirë apo jo, ai përpiqet të të testojë gjatë gjithë kohës dhe të shohë nëse do ta ndalosh apo jo. Kështu është një sulmues krahu”, përfundoi legjenda franceze. /Telegrafi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me Kupën e Botës FIFA 2026 vetëm pak muaj larg,…