Mabetex Prishtina, synime të mëdha ndaj Beshiktashit

31 tetor 2019 | 12:21

Mabetex Prishtina të enjten do të përballet me skuadrën e njohur turke Beshiktash në kuadër të grupeve në FIBA EuroCup Women.

Ky është takimi i tretë në grupe për këto dy skuadra, që kanë pësuar humbje në dy ndeshjet e para. Kjo është hera e parë që një skuadër nga Kosova po luan në këtë nivel garash dhe vashat prishtinase kanë nevojë për përkrahje nga tifozët. Hyrja është falas për këtë sfidë dhe tifozët do të kenë mundësi të shohin një ndeshje të bukur ndërmjet kampionit të Kosovës dhe skuadrës së njohur turke.

Synimi i Mabetex Prishtinës është që të fitojë përvojë në këtë garë shumë të rëndësishme evropiane, derisa ndodhet në një grup shumë të vështirë, që ka buxhet shumë më të madh dhe përvojë më të madhe ndërkombëtare. Pjesë e këtij grupi janë Sparta&k M.R. Vidnoje dhe MBA Moscow, që do të përballen ndërmjet tyre. Ndeshja Mabetex Prishtina – Beshiktash do të zhvillohet të enjten nga ora 20:00.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paralajmërimi për detyrimin ligjor të mjekëve që të zgjedhin mes…