Macet jetojnë në apartamentin me qira, kushton 1 500 euro në muaj

18 janar 2019 | 10:43

Një çift jeton në një apartament në San Francisko me qira 1 500 euro në muaj. Pronari i shtëpisë i quajti “qiramarrësit shumë të qetë”. Tina dhe Louise, ky është emri i maceve qimegjatë që jetojnë si një pasha në një banesë luksoze.

“The Independent” ka raportuar se pronari i dy maceve është Troy Good. Ai nuk ka mundur t’i mbajë më kafshët në banesën e vet, pasi qeni i tij i vogël nuk pajtohej me macet. Kështu që u detyrua të marrë me qira një apartament të shtrenjtë 1 500 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Transplantimi i parë në botë i brinjëve u krye në…