Macron bisedë të tensionuar me Netanyahun, Izraeli nuk lejon ndihmë për Gazën

24 mars 2024 | 22:46

Presidenti francez e ka informuar Netanyahun për qëllimin e tij për të paraqitur një projekt-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Në një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, presidenti francez Emmanuel Macron përsëriti kundërshtimin e tij ndaj ofensivës izraelite në Rafah dhe paralajmëroi se “zhvendosja e detyruar e popullsisë përbën një krim lufte”.

Macron theksoi se nevojitet një “armëpushim i menjëhershëm dhe i përhershëm” në Rripin e Gazës. Presidenti francez e informoi Netanyahun për qëllimin e tij për të paraqitur një projekt-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Presidenti francez këmbëngul që Izraeli të hapë të gjitha vendkalimet ekzistuese tokësore në Rripin e Gazës pa vonesë dhe pa kushte.

Dhe kreu i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNRWA), Filipe Lazzarini, tha sot se Izraeli ka informuar OKB-në se nuk do të lejojë më kalimin e autokolonave ushqimore në pjesën veriore të Gazës.

“Kjo është e padëgjuar. Ky është një pengim i qëllimshëm i ndihmës për shpëtimin e jetës në kulmin e urisë artificiale. Këto kufizime duhet të hiqen”.

Ai paralajmëroi se parandalimi i UNRWA-së nga përmbushja e mandatit të saj do të çonte në vdekjen e njerëzve në Gaza nga uria, dehidratimi dhe mungesa e strehimit të sigurt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në emisionin “Show i Së Premtes” me Adelina Ismailin, aktori…