Macron falënderon Shqipërinë në shqip për mikpritjen: Franca do të jetë në krahun tuaj

17 maj 2025 | 17:55

Me anë të një postimi në Instagram, presidenti francez, Emmanuel Macron, falënderoi në frëngjisht dhe shqip kryeministrin Edi Rama dhe shqiptarët për mikpritjen e ngrohtë që iu rezervua në Tiranë.

”I dashur Edi Rama, të dashur shqiptarë, ju faleminderit për mikpritjen kaq të ngrohtë në Tiranë”, shkruan Macron.

”Miqësia midis Shqipërisë dhe Francës është e fortë dhe ne po e çojmë atë në majat më të larta! Në fushën e bashkëpunimit ekonomik, ushtarak apo kulturor, deklaratat tona janë kthyer në realizime shumë konkrete”, thekson ai.

”Kjo vlen edhe për arsimin, siç është rasti i hapjes së Ecole 42 në zemër të kryeqytetit tuaj, ku patëm kënaqësinë të shkojmë dje”, shton Macron.

”Vendi juaj është në Bashkimin Evropian. Franca do të jetë në krahun tuaj dhe do t’ju mbështesë në reformat tuaja gjatë këtij rrugëtimi evropian. Rroftë miqësia midis vendeve tona!”, përfundon presidenti francez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kodër në formë piramide në pyllin tropikal të Amazonës…