Macron i kërkon Modit respektim të të drejtave të njeriut në Kashmir

23 gusht 2019 | 10:57

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka thënë kryeministrit indian, Narendra Modi se Parisi është duke shikuar nga afër zhvillimet në Kashmir dhe i ka bërë thirrje atij të respektojë të drejtat e njerëzve në të dyja anët e rajonit të Himalajeve.

Deklaratat e Macronit kanë ardhur pas takimit të liderit francez me Modin jashtë Parisit.
Macron ka thënë se planifikon të zhvillojë dialog të ngjashëm edhe me kryeministrin pakistanez, Imran Khan në ditët në vijim.

Macron i ka thënë Modit se është përgjegjësi e Indisë dhe Pakistanit që “të parandalojnë ndonjë përshkallëzim të situatës”.

Ai ka shtuar se Franca do të “jetë e vëmendshme për t’u siguruar se interesat dhe të drejtat e popullsisë civile merren parasysh në të dyja pjesët e Kashmirit”.

Modi në anën tjetër, nuk ka përmendur drejtpërdrejt Kashmirin, mirëpo është zotuar për të vazhduar luftimin e “radikalizimit” dhe ka shtuar se India ka fituar “mbështetje të vlefshme nga Franca për luftim të terrorizimit nëpër kufij”.

Tensionet në Kashmir janë rritur prej 5 gushtit, kur Nju Delhi i ka hequr statusin special pjesës që kontrollohet nga India.

Kashmiri është i ndarë në mes të Indisë dhe Pakistanit, prej kur këto shtete kanë fituar pavarësinë nga Britania më 1947, mirëpo të dyja kanë pretendime për gjithë territorin.

Më shumë se 50,000 persona janë vrarë në pjesën e Kashmirit që kontrollohet nga India në tri dekadat e fundit, andaj kritikët kanë thënë se veprimet e fundit të Nju Delhit do të izolojnë edhe më shumë këtë rajon dhe do të nxisin rezistencë të armatosur./rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zjarret që kanë përfshirë Amazonën po kthehen në një shqetësim…