Macron kërkoi që buka franceze të hyjë në “UNESCO”

13 janar 2018 | 17:16

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron kërkon që “Baguette”-a franceze të hyjë në listën e thesareve kulturore të “UNESCO”-s.

“Baguette-ën tonë e ka zili e gjithë bota”, mësohet të ketë thënë ai, duke mbështetur një nismë të nisur nga Shoqata Kombëtare e Bukëpjekësve.

Furrtarët francezë u frymëzuan nga suksesi i picës napolitane, e cila kaloi një vit më parë në mbrojtjen e organizmit kulturor të OKB-së.

Por, përse mendojnë francezët se një gjë e tillë do të ishte vërtet e nevojshme?

Ata këmbëngulin se Kombet e Bashkuara nuk duhet të listojnë vetëm emrin dhe formën e bukës së veçantë, por edhe recetën dhe përbërësit e saj.

“Përsosmëria dhe ekspertiza duhet të ruhen, e për këtë arsye, ajo duhet shënuar si pjesë e kësaj trashëgimie”, deklaroi Macron.

Prodhuesit e bukës artizanale në vend kanë shprehur shqetësim rreth imitimeve të saj të prodhura masivisht. Franca ka arritur një sërë suksesesh në drejtimin e ruajtjes së traditës përmes organizmit ndërkombëtar, duke përfshirë atë të dantellave të famshme të Alencon.

Britania, ndërkohë, nuk ka asnjë shënim në listën e OKB-së dhe është një prej vendeve të pakta në botë që nuk ka nënshkruar konventën “Ruajtja e trashëgimisë së paprekshme” të vitit 2003.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Irani reagoi ashpër ndaj vendimit të Shteteve të Bashkuara për…