Macron: Marrëveshja e armëpushimit, lajm i mirë për të gjithë

08 prill 2026 | 12:00

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se rreth 15 vende po planifikonin të lehtësonin rifillimin e trafikut në ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës zakonisht kalon një e pesta e furnizimit botëror me naftë, pas njoftimit të një armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

“Rreth 15 vende janë aktualisht të mobilizuara dhe po marrin pjesë në planifikim, nën udhëheqjen e Francës, për të mundësuar zbatimin e këtij misioni rreptësishtë mbrojtës në koordinim me Iranin për të lehtësuar rifillimin e trafikut”, ka thënë Macron të mërkurën, shkruan “Reuters”.

Në një postim në “X”, Macron ka shkruar se marrëveshja e armëpushimit është një lajm i mirë për të gjithë.

“Shpallja e këtij armëpushimi është një gjë shumë e mirë. Që nga dita e parë kemi pasur të njëjtin objektiv: të mbrojmë shtetasit tanë dhe interesat tona, të qëndrojmë pranë partnerëve tanë rajonalë dhe të punojmë drejt uljes së tensioneve për të rivendosur paqen dhe lirinë e lundrimit”, ka thënë Macroni.

Marrëveshja raportohet të jetë arritur me ndërmjetësim “me ritëm të shpejtë” me Pakistanin që vepronte si ndërmjetës midis Iranit dhe ShBA-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liga Premier do të ketë të paktën pesë ekipe që do…