Macron: Të nisin negociatat e paqes mes Kievit dhe Moskës por me kushtet e Zelenskyt

14 nëntor 2022 | 15:27

Presidenti francez Emmanuel Macron, duke folur për stacionin radiofonik France Inter, shprehu edhe një herë synimin e Francës për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës, si në nivel humanitar ashtu edhe në atë ushtarak.

“Strategjia ruse sot është të shkatërrojë infrastrukturën urbane, gjeneratorët e energjisë elektrike, sistemet e ujit në mënyrë që të krijojë lodhje dhe dëshpërim tek ukrainasit”, tha presidenti francez.

“Ne duhet të rrisim përpjekjet tona dhe të ofrojmë mbështetje për të kaluar dimrin”, vazhdoi ai, duke theksuar se “ne do të dyfishojmë përpjekjet tona dhe do të mobilizojmë komunitetin ndërkombëtar.

Në të njëjtën kohë, negociatat duhet të vazhdojnë, tha gjithashtu Macron, duke theksuar se “ne duhet të intensifikojmë përpjekjet diplomatike por në kushte të pranueshme për presidentin ukrainas dhe popullin e tij”.

Ndërkohë, sipas burimeve të AFP, Macron, i cili udhëtoi në Bali të Indonezisë për samitin e G20, do t’i kërkojë Xi Jinping “të rrisë presionin e Kinës ndaj Rusisë për t’u kthyer në tryezën e bisedimeve dhe për të respektuar të drejtën ndërkombëtare”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja shqiptare ka filluar grumbullimin për dy ndeshjet miqësore me…