
Macron telefonatë me presidentin e Iranit: Nuk mund të keni kurrë armë bërthamore
21 qershor 2025
| 22:54
Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka marrë një telefonatë nga homologu i tij iranian Masoud Pezeshkian.
Macron deklaroi se ka rënë dakord të përshpejtojë negociatat midis fuqive evropiane dhe Iranit mbi programin e tij bërthamor të kontestuar.
“Unë po kërkoj: Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore dhe është detyrë e tij të ofrojë çdo garanci se qëllimet e tij janë paqësore.
am i bindur se ka një rrugëdalje nga lufta dhe për të shmangur rreziqe më të mëdha. Për ta arritur këtë ne do të përshpejtojmë negociatat e udhëhequra nga Franca dhe partnerët e saj evropianë me Iranin”, shkroi Macron në një postim në rrjetet sociale.