Macron uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarësisë dhe kërkon zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar letër urimi Presidentes Vjosa Osmani, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në letrën e tij, Macron ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet një çështje e sigurisë evropiane dhe se Franca e mbështet dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evripian.
Ai ka deklaruar se Marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit kanë përcaktuar drejtimin, duke ashtuar se u takon dy palëve që t’i zbatojnë.
“Duke u mbështetur në vlerat tona të përbashkëta, në fusha po aq të ndryshme sa edhe thelbësore, si olimpizmi, frankofonia apo promovimi i të drejtave të grave, shpresoj që bashkëpunimi ynë të mund të zhvillohet në fusha kyçe për të ardhmen e Kosovës, përfshirë edhe përmes forcimit të shkëmbimeve tona ekonomike”, thuhet në letrën e Macron.
Macron ka thënë se ribashkimi i kontinentit tonë kalon përmes anëtarësimit të vendeve të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian.
“Përballë çrregullimit dhe brutalizimit të botës, uniteti i kontinentit tonë duhet të mbetet prioriteti ynë i përbashkët”, ka theksuar Macron.



