Macroni: Duhet të ketë një zgjidhje përfundimtare dhe ligjore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë (Video)

10 korrik 2020 | 13:09

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka hapur Samitin virtual të Parisit, me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Macroni ka thënë se kthimi në negociata është i domosdoshëm.

“Rezultate substanciale janë arritur për dhjetë vjet me ndërmjetësimin e BE-së. Duhet të ketë një zgjidhje përfundimtare dhe ligjore”, është shprehur Macron, raporton “AP”.

“Sipas asaj që shohim ka një problem. Të gjithë prej nesh janë përfshirë në këtë mosmarrëveshje dhe mendoj se stabiliteti i Ballkanit është përgjegjësi e Bashkimit Evropian”.

“Dialogu është në interes të të gjithëve. Ka situatë të paqëndrueshme me shumë rreziqe dhe jostabilitet”, ka thënë presidenti francez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Do të rinisë gjithçka më 7 dhe 8 gusht me…