Macroni kritikon protestuesit e dhunshëm

25 nëntor 2018 | 12:52

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka qortuar protestuesit të cilët janë përleshur me policinë në Paris, gjatë protestës së fundit kundër rritjes së çmimeve të karburantit.

“Turp për ata që sulmuan forcat e sigurisë, turp për ata që ishin të dhunshëm ndaj qytetarëve dhe gazetarëve”, ka shkruar sot në llogarinë e vet në “Twitter” Macron, pasi protesta e mbajtur të shtunën në Paris është shndërruan në protestë të dhunshme.

Mbi 100 mijë persona morën pjesë në protesta në rreth 1 600 protesta në mbarë Francën, ka njoftuar Ministria e Brendshme. Shumica e protestave kanë qenë në paqësore, përveç në Paris, ku rreth 8 mijë persona protestuan.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit në Champs-Elysees.

Zyrtarët francez kanë thënë se në protesta, 19 persona janë lënduar, përfshirë edhe katër policë, ndërsa 40 protestues janë arrestuar.

Protestuesit, të cilët po veshin jelekë ngjyrë të verdhë, po kundërshtojnë rritjen e çmimit të naftës dhe benzinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politologu shqiptar Bardhyl Mahmuti, në këtë intervistë për “Epokën e…