Macroni mandaton sërish Lecornu për kryeministër

07 tetor 2025 | 15:51

Sebastien Lecornu është sërish i zgjedhuri i Emmanuel Macronit për formimin e qeverisë së re të Francës. Ndonëse paraditen e së hënës pranoi dorëheqjen e tij si kryeministër ende pa bërë mbledhjen e parë të kabinetit dhe vetëm një muaj pasi ishte mandatuar, duke shënuar rekord historik për vendin, presidenti francez vendosi ta ngarkojë atë sërish me të njëjtën detyrë.

Shefi i Elizesë i ka dhënë dy ditë kohë ish-ministrit të Mbrojtjes të bisedojë me partnerët e koalicionit qeverisës dhe të formojë kabinetin e ri.

Mediet franceze kanë zbuluar se shkak i dorëheqjes së Lecornusë është bërë kundërshtimi i kreut të Republikanëve, Bruno Retailleau, partner në koalicionin qeverisës të minorancës. Ai ka refuzuar ashpër kalimin në krye të ministrisë së Mbrojtjes të Bruno Le Marisë, i cili në qeverinë e mëparshme të François Bayrou ishte në krye të Financave.

Le Maire ishte pjesë e reformës së ashpër buxhetore që synonte reduktimin e 44 miliardë eurove shpenzime, duke reduktuar shpërblimet për paga, pensione e ditë pushimesh për punonjësit, e që u bënë shkak për rënien e kabinetit të tij.

Opozita kërkon zgjedhje të reja e madje edhe dorëheqjen e Macronit si president, që e shohin si shkaktar të krizës së paprecedentë ku në dy vite janë ndërruar pesë kryeministra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Cristiano Ronaldo është ndryshe nga të tjerët, nuk ka të…