
Macroni premton sanksione të reja nëse Rusia refuzon armëpushimin
14 maj 2025
| 08:43
Presidenti francez Emmanuel Macron ka premtuar të vendosë sanksione kundër Rusisë nëse ajo refuzon të bjerë dakord për një armëpushim pa kushte.
Ai gjatë një interviste në TF1, një rrjet televiziv francez, në mbrëmjen e 13 majit, i bëri këto komente
Macron deklaroi se qëllimi i Francës dhe i vendeve evropiane në përgjithësi është një armëpushim “në tokë, në ajër dhe në det për të diskutuar çështjet territoriale dhe garancitë e sigurisë”.
Ai shtoi se “qëllimi është të vendosin sanksione të reja kundër Rusisë në ditët në vijim”, nëse ajo nuk bie dakord për një armëpushim.
Presidenti francez vuri në dukje gjithashtu se vendet evropiane po koordinojnë masat e tyre të sanksioneve.