Macroni refuzon të thotë se Rusia po kryen gjenocid në Ukrainë

13 prill 12:53

Presidenti amerikan, Joe Biden, mbrëmë ka shkuar një hap më tej në retorikën e tij, duke iu referuar veprimet e Rusisë si “gjenocid” për herë të parë.

Megjithatë, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili ka qenë një faktor i madh në përpjekjen për të bindur Vladimir Putin për t’u tërhequr nga Ukraina, ka refuzuar të shkojë aq larg, shkruan “Skynews”.

Ai ka thënë sot në mëngjes: “Do të isha i kujdesshëm me terma të tillë sot sepse këta dy popuj (rusët dhe ukrainasit) janë vëllezër”.

Macroni aktualisht po e zhvendos fokusin në betejën e tij të ardhshme zgjedhore me Marine Le Pen, e cila ka përfituar nga puna e kundërshtarit të saj për Rusinë për tu zhvendosur më lart në sondazhe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK)  ka reaguar për raportin…