
Macroni uron në shqip Ramën: Urime mik i dashur për fitoren në zgjedhjet parlamentare
Presidenti francez Emanuel Macron ka uruar në shqip kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare.
“Urime Edi Rama mik i dashur, për fitoren tënde në zgjedhjet parlamentare. Franca do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Do të takohemi që të premten në Samitin e Komunitetit Politik Europian dhe për një vizitë që duhet të na lejojë të forcojmë edhe më shumë partneritetin tonë”, ka shkruar Macron në “X”.
Urime @ediramaal, mik i dashur, për fitoren tënde në zgjedhjet parlamentare.
Franca do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.
Do të takohemi që të premten në Samitin e Komunitetit Politik Europian… pic.twitter.com/FlKYVCubOL
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) May 14, 2025