Madonna fotografon të pasmet e saj bombastike

13 maj 2020 | 13:46

Këngëtarja e famshme Madonna ka zbuluar së fundmi se po kalon një trajtim rigjenerues nga dhimbjet e tmerrshme që po ndjente pas një operacionit që kishte bërë në gju.

Mbretëresha 61-vjeçare e Pop-it e bëri njoftimin të martën përmes rrjeteve të saj sociale me dy foto, ku pozon të pasmet e saj bombastike vetëm me të brendshme.

“Më në fund do të marr trajtimin tim rigjenerues për gjurin që po më mundon. Unë do të kërceja lart e poshtë nëse do të mundesha pas 8 muajsh dhimbjeje! Më uroni fat!”, ka shkruar në “Instagram” Madonna.

Mjekësia rigjeneruese është procesi i zëvendësimit ose “rigjenerimit” të qelizave, indeve ose organeve njerëzore të njeriut për të rivendosur ose vendosur një funksion normal.

Përveç operacionit të saj në gju që i ndërpreu koncertin X ëorld Tour, ajo pohoi javën e kaluar se ishte infektuar nga koronavirusi gjatë turneut dhe e quajti atë si një grip shumë të keq.

Ne dhjetor të vitit të kaluar gjatë një performance në një lokal të famshëm të homoseksualëve në Neë York, ra shumë në sy fundshpina e Madonnës, ku u mendua se këngëtarja i ishte nënshtruar operacioneve plastike për të rritur të pasmet e saj dhe mori kritika të shumta nga forma skandale që i kishin marrë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka thënë…