Maduro del para gjykatësit amerikan, deklarohet i pafajshëm në katër pikat e aktakuzës

05 janar 2026 | 19:09

Presidenti i rrëzuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, u deklarua “i pafajshëm” në të gjitha katër pikat e aktakuzës ndaj tij në një gjykatë amerikane.

Ai po akuzohet për konspiracion për terrorizëm me drogë, konspiracion për importim të kokainës dhe posedim të mitralozëve e pajisjeve shkatërruese, raporton gazeta “The Guardian”.

“Unë jam i pafajshëm. Nuk jam fajtor. Jam një njeri i mirë” – tha Maduroja para gjykatësit amerikan, Alvin Hellerstein.

Kamerat nuk po lejohen në sallën e gjykatës, por disa gazetarëve u lejohet që të nxjerrin të dhëna nga brenda.

Maduroja dhe bashëshortja e tij nuk i kishin duart të lidhura me pranga. Kështu, presidenti i rrëzuar pati mundësi që t’i shtrëngonte duart me avokatin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rezultati i dobët i PDK-së në diasporë ka nxitur debat…