Magdeburg fiton Ligën e Kampionëve në hendboll

16 qershor 2025 | 12:53

Skuadra e njohur gjermane, Magdeburg, është fituese e Ligës së Kampionëve në hendboll.

Në finalen e së dielës në Koln, Magdeburgu e mposhti ekipin tjetër gjerman, Fuchse Berlin, me rezultat 32:26.

Gisli Thorgeir Kristjansson ishte më efikasi te Magdeburgu me tetë gola. Felix Claar dhe Ingi Omar Magnusson i shënuan nga gjashtë. U dallua sidomos portieri Sergey Hernandez Ferrer me plot 18 pritje.

Magdeburgu ishte në avantazh gjithë kohën dhe siguroi trofeun e çmuar. Për Magdeburgun është titulli i pestë i Evropës. Së fundi kishte triumfuar në vitin 2023.

Pesë tituj i ka vetëm edhe Gummersbachu, ekipi tjetër gjerman. Barcelona është skuadra më e suksesshme evropiane me plot 12 tituj.

Në ndeshje për vend të tretë, Nantesi i Francës e mposhti Barcelonën me rezultat 30:25. Të shtunën në gjysmëfinale Fuchse Berlin fitoi 34:24 ndaj Nantesit, ndërsa Magdeburgu e mposhti Barcelonën me rezultat 31:30.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 26-vjetorit të çlirimit të Komunës së Deçanit,…