Mahmuti: Gjykata Speciale rezervon trajtim shtazarak kundër UÇK-së

03 shkurt 20:30

Veprimtari Bardhyl Mahmuti ka vlerësuar se deklarata e paradokohshme e ish-kryetarit të trupit gjykues të EULEX-it, Malcolm Simmons, se gjyqtari polak Darius Siellicki i trajtonte ushtarët e UÇK-së si të ishin “kafshë”, tronditi të gjithë ata që e dinë se çfarë sakrificash kanë bërë pjesëtarët e saj gjatë luftës çlirimtare.

Shkrimi i plotë i Mahmutit në profilin e vet në “Facebook”:

Deklarata e paradokohshme e ish-kryetarit të trupit gjykues të EULEX-it Malcolm Simmons se gjyqtari polak  Darius Siellicki i trajtonte ushtarët e UÇK-së si të ishin «kafshë» tronditi të gjithë ata që e dinë se çfarë sakrificash kanë bërë pjesëtarët e saj gjatë luftës çlirimtare. (Nuk flas për pjellën pro-jugosllave që i gëzohet denigrimit të çdo gjëje që është bërë kundër pushtuesve serb të Kosovës. Ata kanë për detyrë që të përjetësojnë frymën e trashëguar.)

Mirëpo, përtej deklaratave poshtëruese të gjyqtarëve të EULEX-it, qofshin ato publike apo jopublike, realiteti ka qenë tejet tragjik dhe me pasoja shumë të mëdha për figura të shquara të luftës sonë çlirimtare. Duke përcjellë lajmet për atë që pritet të ndodhë, gjërat janë duke u sqaruar: Krijimi i Gjykatës Speciale kishte për qëllim që t’i hiqej EULEX-it mundësia që për krimet në Kosovë të merr në përgjegjësi serbët dhe tërë përgjegjësia duhet të përqendrohet te luftëtarët e UÇK-së. Me këtë akt të miratuar edhe nga deputetë që përfaqësojnë partitë e dala nga lufta, Kuvendi i Kosovës i dha vulën e shëmtuar mohimit të gjenocidit serbë në Kosovë dhe legjitimoi të hetohet propaganda serbe për gjoja gjenocidin e shqiptarëve kundër serbëve.

Nuk më çudit fakti se për trajtimin shtazarak të luftëtarëve të lirisë, që u futën në kategorinë «Grupi Drenica II» në procesin e montuar gjyqësor, ish-gjyqtari polak i Misionit EULEX, Darius Siellicki, u shpërblye me vazhdimin e misionit të tij anti-UÇK në kuadër të Gjykatës Speciale. Ky është një mesazh i qartë se çka i pret ata ndaj të cilëve do të bëhen padi mbi faktet e sajuara nga Shërbimi Sekret i Serbisë: do të kenë trajtim shtazarak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës Ramush Hardinaj e ka vizituar Xhafer Krasniqin,…