Majlinda Kelmendi: Nuk jam e befasuar me suksesin e Enises

25 korrik 2025 | 12:30

Trajnerja e xhudos, Majlinda Kelmendi është shprehur e lumtur për medaljen e bronztë që fitoi Enise Zijade në EYOF Shkup 2025, duke theksuar se ky sukses ishte i pritshëm pas punës së gjatë dhe të përkushtuar.

Ajo theksoi se kjo medalje nuk është vetëm për xhudon, por për të gjithë Kosovën.

“Sigurisht që jam shumë e lumtur. Kjo është medalje që ndoshta i ka munguar ekipit të xhudos, jam shumë e lumtur që Enise e ka fituar këtë medalje dhe nuk jam aspak e befasuar për Enisen. Ka vite rresht që ushtrojmë bashkë dhe që stërvitjen e parë e fillojmë në orën gjashtë të mëngjesit. Jam e lumtur që mundi, sakrifica dhe djersa iu ka shpërblyer sot. Kjo medalje besoj që është medalje jo vetëm për ekipin e xhudos por për krejt Kosovën, për krejt sportin e Kosovës edhe sigurisht që në krye me trajnerin tonë, Tonin (Driton Kuka) rezultat nuk kanë se si të mungojnë, jam jashtëzakonisht e lumtur”, ka thënë Kelmendi.

Ndryshe, një medalje nga EYOF ishte ajo që i mungonte ekipit të xhudos së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Hekuran Murati, ua ka atribuuar…