
Majlinda Kelmendi, pjesë e kampit stërvitor në Zagreb
11 korrik 2023
| 17:12
Majlinda Kelmendi do të merr pjesë në “Zagreb Grand Prix Judo Kamp 2023”, që do të mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Federata e Xhudos e Kroacisë do të organizojë kamp stërvitor në Zagreb për gjeneratat U10, U12, U14 dhe U16.
Ky kamp do të mbahet nga data 18 deri më 20 gusht. Federata e Xhudos e Kosovës ka bërë të ditur se pjesë e këtij kampi do të jetë kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, në cilësinë e trajneres.