
Majlinda Kurti, kandidatja me numrin 6 në PDK: “Për ty gjithmonë, Mitrovicë”
13 shtator 2025
| 13:55
Kandidatja e PDK-së për Asamblenë Komunale të Mitrovicës, Majlinda Kurti, ka shprehur përkushtimin e saj të vazhdueshëm për të qenë pranë tyre dhe për të realizuar projektet që zhvillojnë qytetin.
Ajo tha se rrugëtimi i saj politik do të vazhdojë me kryetar Arian Tahirin në krye, për të përmbyllur dhe nisur iniciativa të reja në shërbim të Mitrovicës..
Duke u paraqitur me numrin 6️⃣ në fletëvotim, ajo tha se ky numër simbolizon punën, përkushtimin dhe besimin e qytetarëve. Kurti shtoi se ky rrugëtim nuk mund të bëhet vetëm, por është fryt i bashkimit, përkrahjes dhe punës së përbashkët.