
Majlinda ndalet në gjysmëfinale
11 janar 2021
| 14:10
Majlinda Kelmendi nuk ka arritur të kualifikohet në finalen e kategorisë deri në 52 kilogramë në Mastersin që po mbahet në Doha të Katarit.
Në luftën gjysmëfinale, Kelmendi e ha humbur luftën me dënime nga francezja Amandine Bouchard.
Kelmendi do të luftojë për medalje të bronztë me xhudisten nga Belgjika, Charline van Snick. Për Kelmendin kjo është gara e parë pas një pauze më tepër se një vit.