Makina elektrike e vitit shpallet “Jaguar I-Pace”

05 mars 2019 | 12:00

Fuoristrada me bateri elektrike “Jaguar I-Pace” është shpallur makina e vitit 2019 në një ceremoni në Gjenevë, pas një gare të pabesueshme mes saj dhe coupe-së sportive Alpine të “Renault”.

Votimi përfundoi me secilën makinë që mori nga 250 vota për kokë, hera e parë kjo që shënohet një barazim që kur tradita nisi në 1964.

Në përputhje me rregullat, votat u rinumëruan për të parë se si anëtarët e jurisë i kishin renditur makinat dhe pas kësaj, jaguari doli i pari me 18 vende të para dhe alpine me 16.

Kjo është hera e parë që Jaguar fiton një çmim në 55 vitet e kompeticionit dhe sigurisht që e ka kënaqur jo pak drejtorin e dizajnit tek “Jaguar”, Ian Callum, i cili edhe e mori çmimin. Përveç “Jaguarit” dhe “Alpine”, në krye të klasifikimit u renditën edhe “Ford Fokusi i ri”, “Citroen C5 Aircross”, “Peugeot 507” dhe “Kia Ceed”.

Çmimi makina evropiane e vitit është shndërruar tashmë në një institucion dhe luan jo pak rol në tendencat e blerësve të makinave në kontinent./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, me rastin e 21-vjetorit…