Makina fluturon në ajër dhe hyn në katin e dytë të banesës

12 nëntor 2019 | 11:16

Dy persona humbën jetën pasi një automjet tip “Porsche” ka ‘fluturuar’ në ajër dhe është përplasur në katin e dytë të një ndërtese. Aksidenti aspak i zakontë ndodhi në New Jersey.

Në timon ishte një 22-vjeçar. Bashkë me të në makinë ndodhej edhe një pasagjer, 23-vjeçar.

Si duket shoferi i automjetit ishte duke ecur me shpejtësi shumë të lartë dhe në çastin që u përplas me një barrierë ndarëse në rrugë, makina fluturoi në ajër e më pas u përplas në katin e dytë të ndërtesës aty pranë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat në Azi kanë raportuar se një grua gati sa…