Mal i Zi shënon viktimën e parë nga COVID-i

23 mars 2020 | 09:08

Pas infektimit me koronavirus, ka ndërruar jetë gruaja 65 vjeçe në Mal të Zi.

Një zyrtar i lartë i Shëndetësisë në Mal të Zi, Jevto Erakoviq, ka njoftuar se deri më tani në këtë vend janë prekur 21 persona, kurse mbrëmë ka humbur jetën një grua 65 vjeçe.

Ndërsa ekipi për mbrojtje dhe shpëtim i Komunës së Budvës ka marrë vendim që nga sot ta ndalojë përdorimin e të gjitha shëtitoreve në territorin e kësaj komune, plazheve, qendrave tregtare, parqeve dhe hapësirave publike që zakonisht i përdorin për tubime publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do ta aktivizojë…