Malaj përforcon Ballkanin

31 gusht 2021 | 21:53

Mesfushori Argjend Malaj është transferimi më i ri i Ballkanit, i cili ka firmosur për dy sezonet e ardhshme. Zyrtarizimi ka ardhur përmes faqes zyrtare të klubit.

“Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori Argjend Malaj është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Mesfushori 27-vjeçar ka firmosur ditën e sotme kontratën me skuadrën tonë për 2 sezonet e ardhshme duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri i skuadrës sonë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Malaj ka luajtur me Feronikelin dy sezonet e fundit por edhe me Prishtinën më herët. Në të shkuarën, Malaj ka luajtur në kampionatin shqiptar me ekipe si Kamza, Tirana e Skënderbeu. Suharekasit e kanë nisur mirë edicionin e ri të Superligës së Kosovë, ku në dy ndeshjet e para kanë arritur një fitore dhe një barazim, duke u pozicionuar në vendin e dytë në tabelë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 200 vende kanë filluar vaksinimin kundër Covid-19. Sipas…