​Mali i Zi, 19 vjet shtet

03 qershor 2025 | 08:34

Sot mbushen 19 vjet nga përfundimi zyrtar i funksionimit të Konfederatës Serbi – Mali i Zi.

Në referendumin e mbajtur më 21 maj 2006 në Mal të Zi, 55.5 për qind e qytetarëve janë shprehur për pavarësinë e këtij vendi.

Pavarësia e Malit të Zi u shpall më 3 qershor, ndërkohë që më 28 qershor të atij viti Mali i Zi u bë anëtar i 192-të i Kombeve të Bashkuara.

Më 11 maj 2007 u bë anëtar i Këshillit të Evropës dhe më 5 qershor 2017 edhe i NATO-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me një strategji të re për mbrojtjen Britania e Madhe…