
Mali i Zi pezullon kampionatin e futbollit
04 korrik 2020
| 15:21
Një lajm aspak i mirë ka ardhur për tifozët e futbollit në Mal të zi.
Federata e Futbollit e këtij vendi ka marrë vendim të shtunën që të shtyjë xhiron e ardhshme, por edhe xhirot tjera të kampionatit të futbollit.
Sipas asaj që raporton gazeta “Vijesti” ndeshjet e parapara të luhen të dielën, nuk do të zhvillohen.
Vendimi për vazhdim të kampionatit nuk do të merret deri të dihet gjendja epidemiologjike në klubet e Malit të Zi.
Ka qenë një lojtar i Buduqnostit që ka dal pozitiv me Covid-19, dhe kjo ka shtyrë që lojtarët, shtabi teknik dhe administrata të jenë në vetëizolim dhe t;i presin rezultatet e testeve.