Mali i Zi shkarkon Prosineçkin?

17 shtator 2025 | 15:31

Trajneri i njohur kroat, Robert Prosineçki, pritet të shkarkohet të premten nga posti i selektorit të Malit të Zi.

Kjo është bërë me doje të mërkurën nga mediumet e këtij vendi.

Mali i Zi është thuajse pa gjasa në kualifikimet për Botërorin 2026. Për Prosineçkin është cikli i dytë i pasuksesshëm dhe federata e drejtuar nga Dejan Saviçeviq ka vendosur të ndahet me të .

Mirko Vuçiniq do ta drejtojë Malin e Zi deri në fund të kualifikimeve për Botëror.

Ai është kapiteni i parë i Malit të Zi dhe njëri prej lojtarëve më të mirë të këtij vendi.

Prosineçki ishte selektori i shtatë i Malit të Zi.

Debutoi në mars të vitit të kaluar. Malin e Zi e ka udhëhequr në 16 ndeshje. Mali i Zi me kroatin në krye i kishte pesë fitore, një barazim dhe plot 11 humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuader të bashkepunimit bilateral me Republikën e Shqipërisë dhe…