
Maliqi ironizon me Kurtin: ‘I meçëm dreqi, i di sendet’
08 maj 2025
| 12:05
Njohësi i çështjeve politike, Shkëlzen Maliqi, ka ironizuar me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke ngre krahasime në mes të qëndrimeve të këtij të fundit me ato të vitit 2014 rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit.
Kurti në opozitë: ‘Qeverinë e bon ai që e ka shumicën, jo i pari me vota’. Kurti në pushtet: ‘Unë jam i pari me vota dhe pushteti më takon mua!’ I meçëm, dreqi, i dinë sendet, por se lun topi nga bindja: pushteti më takon mua dhe vetëm mua!”, ka shkruar Maliqi në “Facebook”.