Maliqi: Ish-opozita po tregohet e gatshme për një emër konsensual

20 gusht 2025 | 14:10

Analisti politik, Agon Maliqi, ka vlerësuar se ish-opozita po tregohet më se korrekte dhe e gatshme të votojë një emër më konsensual të LV-së.

“AAK-ja madje po i bën publik emrat e pranueshëm. PDK-ja e ka si kriter të mos qenurit ministër në mandatin e kaluar”, ka shkruar Maliqi në “Facebook”.

Sipas tij, arsyeja e parë është mungesa e dëshirës për të projektuar dobësi para publikut dhe për të pranuar se rezultati i zgjedhjeve ishte një fitore relative që imponon konsensus.

Ndërsa arsyeja e dytë sipas Maliqit “është se drama disa mujore shërbeu si zvarritje e qëllimshme për të penguar funksionimin e institucioneve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se me…