Maliqi: Kurti e ka humbur shumicën, tashmë e ka marrë teposhtëzen

26 tetor 2025 | 19:20

Opinionisti Agon Maliqi, ka dhënë një analizë pas situatës së sotme, dështimit të Lëvizjes Vetëvendosje, për të fomuar Qeverinë Kurti 3.

Maliqi vlerëson se argumenti i VV-së dhe fajësimi i partive të tjera për mos votim ndaj kabinetit të prezantuar nga Albin Kurti, është qasje absurde dhe satirike.

Sipas tij, ky është nivel i arrogancës dhe përçmimit ndaj demokracisë, duke shtuar se tashmë dihet që Kurti e ka humbur shumicën dhe jo vetëm kaq.

Ai thotë se “ai tashmë e ka marrë teposhtëzen”.

“Të argumentosh në një demokraci se “partitë e tjera i kanë fajet sepse s’po ma votojnë qeverinë” – pasi jo vetëm se nuk e ke shfrytëzuar me muaj të tërë mundësinë për të negociuar koalicion, por aktivisht i ke poshtëruar dhe fyer kundërshtarët – kjo është një qasje jo thjesht e çuditshme, por skajshmërisht absurde dhe madje edhe satirike.

Larg qoftë me i shku njeriut mendja se njerëzit kanë votuar për ato parti, e jo për të, dhe se kanë pasur arsye legjitime. Ky nivel i arrogancës dhe i përçmimit ndaj demokracisë është i përmasave epike dhe tregues i mendësisë totalitare.

Ai thjesht e konfirmon arsyen pse Kurti në shkurt e ka humbur shumicën dhe pse tashmë e ka marrë teposhtëzen (me shumë gjasë) pa kthim!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Blerim Canaj ka sqaruar se është hera e…