Maliqi: Kurti po e kopjon Edi Ramën me azilkërkuesit e Britanisë, po i harxhohet imagjinata ‘Babës’
24 tetor 2025
| 13:30
Analisti politik dhe publicisti, Shkëlzen Maliqi, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po e kopjon kryeministrin shqiptar, Edi Rama, duke ofruar që të marrë azilkërkuesit e Mbretërisë së Bashkuar, në këmbim të përkrahjes në fushën e sigurisë nga Londra zyrtare.
Maliqi ka thënë se Kurtit po i harxhohet imagjinata.
“Kurti kopjues i Ramës?!! Ofron t’i marrë në Kosovë azilkërkuesit e Britanisë! Po i shteret Imagjinata Babës!”, ka shkruar Maliqi.



