Maliqi: Më 28 dhjetor s’duhet të lejohet votim i dyfishtë nga diaspora – edhe me postë edhe fizikisht

20 nëntor 2025 | 19:08

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka thënë se s’duhet të lejohet që më 28 dhjetor të ketë votim të dyfishtë nga diaspora – edhe me postë edhe fizikisht.

Presidentja Vjosa Osmani caktoi 28 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme – datë kjo që ishte preferencë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive partnere të saj.

“Më 28.12 s’duhet lejuar votim të dyfishtë nga diaspora, me postë dhe fizik. Kontroll i rreptë, dënime”, ka shkruar ai.

“Mendohet i njëjti votues me dergu votën me postë, dhe me votu edhe fizikisht te vendvotimi, duhet me pasë nën kontroll këtë mundësi, mashtruesi dënohet me anulim vote”, shtoi ai.

Kjo datë u mendua nga Lëvizja Vetëvendosje që të përshtatet me pushimet për festat e fundvitit kur mërgata vjen në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas caktimit të datës së zgjedhjeve, anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje,…