Maliqi për bllokadën me Listën Serbe: Ish-opozita pa guxim në raport me grackat populiste të Albin Kurtit

26 gusht 2025 | 20:43

Analisti politik, Agon Maliqi, po kritikon ish-partitë opozitare për mungesë guximi në raport me zhvillimet në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se PDK, LDK dhe AAK e NISMA s’kanë guxim të përballen me grackat populiste të Albin Kurtit dhe se po frikësohen nga turmat e rrjeteve sociale.

Sipas Maliqit, derisa Lista Serbe është votuar nga shumica dërmuese e serbëve dhe se është si parti e rregullt në bazë të ligjit, është e pashmangshme që të përfshihet në forimimin e institucioneve.

“Ish-opozita po vazhdon me qasjen as mish as peshk në vendimarrje duke mos treguar guxim në raport me grackat populiste të Kurtit, nga frika e turmave të mediave sociale. Për sa kohë që Lista Serbe është parti e votuar nga shumica dërmuese e serbëve dhe ligji e sheh veprimin e saj si të rregullt brenda sistemit të Kosovës, ajo do të jetë e pashmangshme në formimin e institucioneve, dhe rrjedhimisht çdo veprim përjashtues ndaj saj do ta detyrojë ndërhyrjen e Gjykatës Kushtetuese. Krejt çka po arrihet me manovra të tilla është zgjatja e kësaj drame të kotë, forcimi i Listës Serbe në sytë e komunitetit serb, dhe thellimi i imazhit negativ të Kosovës si vend që i shtyp të drejtat e pakicave”, ka shkruar Maliqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donald Trump adhuron t’i binden dhe madje që gjithë bota…