
Maliqi për dëshminë e Rubinit: Çmotoi argumentin qëndror të Prokurorisë së Hagës
15 shtator 2025
| 12:12
Studiuesi Agon Maliqi për dëshminë e James Rubin, ish-nënsekretar amerikan i Shtetit, ka thënë se ky i fundit ka çmontuar “argumentin qendror” të Prokurorisë së Specializuar në Gjykatën Speciale në rastin kundër Thaçit dhe të tjerëve.
“Rubin me një dëshmi të vetme dhe me autoritetin e ShBA prapa vetes po e çmonton argumentin e përgjegjësisë komanduese të Thaçit i cili është qendror në rastin e prokurorisë”, ka shkruar Maliqi në “Facebook”.